Gjatë muajit korrik, mesatarisht rreth 15 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar çdo ditë. Falë ndërhyrjeve në kohë të zjarrfikësve, si dhe mbështetjes nga mjetet ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha zjarret u vunë me sukses nën kontroll dhe u shuan. Këtë e njoftoi sot në një deklaratë për mediat drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
Ai theksoi se reshjet gjatë periudhës së kaluar kanë kontribuar në uljen e numrit të zjarreve dhe kanë ngadalësuar përhapjen e tyre.
– Por periudha me reshje ka përfunduar. Temperaturat e larta, lagështia e ulët e ajrit dhe era e ndryshueshme krijojnë kushte për ndezjen e shpejtë, përhapjen dhe shuarjen e vështirë të zjarreve në hapësirë të hapur. Mjafton vetëm një shkëndijë. Numri më i madh i zjarreve ndodhin pa dashje. Qytetarët më së shpeshti nuk dëshirojnë të shkaktojnë zjarr, por një pakujdesi mund të çojë në pasoja serioze – tha ai.
Angelov apelon qytetarët të mos hedhën cibuke cigare në hapësirë të hapur, veçanërisht nga automjetet në lëvizje, dhe bën një sërë apelesh të tjera.
– Mos ndizni zjarre dhe skarë në pyje dhe në vende me vegjetacion të thatë. Pastroni barin e thatë dhe shkurret rreth shtëpive dhe vilave tuaja dhe krijoni një brez mbrojtës. Mos digjni kërcelltore dhe kullota. Me këtë ju rrezikoni jetën e njerëzve dhe pasurinë, ndërsa autorët do të sanksionohen. Kujdesuni kur përdorni mjete që krijojnë shkëndija, si gërryeset dhe aparatet e saldimit. Fermerët të jenë të kujdesshëm kur përdorin pajisje për frikësimin e shpendëve që mund të shkaktojnë zjarr – tha Angelov.
Ai i ftoi qytetarët që çdo sjellje të dyshimtë ta raportojnë menjëherë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrin 112. Gjithashtu, Angelov i ftoi qytetarët të raportojnë persona që mbajnë lëngje të dyshimta, pishtarë, petarda të mëdha apo sende dhe aktivitete të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.
– Në kushte të temperaturave ekstremisht të larta, nevojitet kujdes maksimal. Një shkëndijë mund të shkaktojë një tragjedi të madhe! Të gjithë ata që do të shkaktojnë zjarr duhet të përfundojnë në burg! Alarm! Alarm! Ju lutem kini kujdes! Mjafton një shkëndijë për një tragjedi të tmerrshme! – tha drejtori i DMSH-së, Angelov.

