Më 25.08.2026, në orën 16:30, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Volkovi, punonjës të policisë nga SPB Tetovë privuan nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Çelopek, Tetovë. Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi një automjet pasagjerësh „Smart“ me targë tetovare, të cilin ai e drejtonte, përcjell Pa Censurë. Pas masave dhe kontrolleve u konstatua se e drejtonte pa patentë. Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet denoncimi përkatës.
Të njëjtën ditë, në orën 17:50, në bulevardin „Marshal Tito“ në Tetovë, punonjës të policisë së sigurisë rrugore privuan nga liria G.M. (19) nga fshati Merovë, Tetovë. Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi një traktor që ai e drejtonte, transmeton Pa Censurë. Pas masave dhe kontrolleve u konstatua se e drejtonte pa patentë. Automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet denoncimi përkatës.

