Sot e nisëm një projekt historik për vendin, ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 10,5 kilometrash, që do të lidhë më mirë Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe rajonin.
Pas më shumë se dy dekadash pritjeje dhe premtimesh, ky projekt më në fund po bëhet realitet. Me një investim prej mbi 198 milionë eurosh, autostrada do të ketë 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime dhe 4 galeri, duke krijuar një lidhje moderne, më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Kosovës dhe më tej drejt porteve të Adriatikut.
Për VLEN-in, kjo është më shumë se një rrugë. Është lidhje mes njerëzve, familjeve, bizneseve dhe ekonomive, si dhe një hap konkret drejt integrimit evropian të vendit.
Shkupi më afër Prishtinës, qytetarët më afër njëri-tjetrit, Maqedonia e Veriut më afër Evropës.
Ky është rezultati i një qeverisjeje që premton më pak dhe punon më shumë, duke i shndërruar projektet strategjike në vepra konkrete.
Me VLEN puna shihet, rezultatet mbeten.












