Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë pasi lexoi lajmin se ka vdekur Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.“Mlladiqi sot i përket kryesisht historisë. Madje edhe në pjesë të ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë, mund të gjeni të rinj në moshë studentore që nuk e dinë se kush është ai. Pra, bëhet fjalë për një figurë historike”, tha Nice në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL).Nice thotë se gjykimi ndaj Mlladiqit, që në kohën e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ishte komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, nuk ndryshonte në thelb nga gjykimet e tjera.
Kjo nuk do të thotë se të gjitha ishin të drejta, por vetëm se nuk ishin ndryshe. Gjykimi paraqet historinë e ngjarjeve nga viti 1992 e tutje dhe më pas, sikurse shumë procese të tjera për përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet në ish-Jugosllavi, përqendrohet te Srebrenica”, thotë Nice.Ish-prokurori në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, i cili udhëhoqi çështjen kundër Sllobodan Millosheviqit, thotë se “bazuar në faktet e vërtetuara, është e mundur të shihet se sa lehtë armiqësia mes grupeve, në këtë rast mes republikave ose pjesëve të tyre që përpiqeshin të ndryshonin kufijtë, mund të shndërrohet në qëllim të keq, qëllim kriminal, madje edhe në qëllim gjenocidal të njerëzve, nga maja deri në fund të zinxhirit komandues ushtarak dhe politik”.“Megjithatë, kjo nuk sjell në thelb asgjë të re në të drejtën ndërkombëtare humanitare, e cila veçse ishte mirë e konsoliduar”, vlerëson Nice.Radio Evropa e Lirë: Si fillim, çfarë mendimesh ju kalojnë nëpër kokë tani pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, teksa ai po vuante dënimin me burgim?
burgim?Geoffrey Nice: Mendimi im i parë ishte se ai ka vdekur dhe se historia, në njëfarë mënyre, ka përfunduar, megjithëse në fakt ajo kishte përfunduar shumë kohë më parë.Ligji është ashtu siç është, dhe ky është një fakt.Megjithatë, ekziston një aspekt i rëndësishëm që rrjedh nga vdekja e Mlladiqit dhe për të cilin disa shtete duhet të mendojnë: Si e dinte Mlladiqi më 10 dhe 11 korrik 1995 se mund të hynte në Srebrenicë dhe të bënte atë që bëri?Nuk jam i sigurt nëse kjo ka qenë ndonjëherë objekt i një përfundimi të qartë, megjithëse ekzistojnë shumë prova që të paktën tregojnë një pjesë të prapavijës së ngjarjeve që mund të jetë e rëndësishme.
Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë pasi lexoi lajmin se ka vdekur Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte.“Mlladiqi sot i përket kryesisht historisë. Madje edhe në pjesë të ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë, mund të gjeni të rinj në moshë studentore që nuk e dinë se kush është ai. Pra, bëhet fjalë për një figurë historike”, tha Nice në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL).Nice thotë se gjykimi ndaj Mlladiqit, që në kohën e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, ishte komandant i ushtrisë së Republikës Sërpska, nuk ndryshonte në thelb nga gjykimet e tjera.“Kjo nuk do të thotë se të gjitha ishin të drejta, por vetëm se nuk ishin ndryshe. Gjykimi paraqet historinë e ngjarjeve nga viti 1992 e tutje dhe më pas, sikurse shumë procese të tjera për përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet në ish-Jugosllavi, përqendrohet te Srebrenica”, thotë Nice.Ish-prokurori në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, i cili udhëhoqi çështjen kundër Sllobodan Millosheviqit, thotë se “bazuar në faktet e vërtetuara, është e mundur të shihet se sa lehtë armiqësia mes grupeve, në këtë rast mes republikave ose pjesëve të tyre që përpiqeshin të ndryshonin kufijtë, mund të shndërrohet në qëllim të keq, qëllim kriminal, madje edhe në qëllim gjenocidal të njerëzve, nga maja deri në fund të zinxhirit komandues ushtarak dhe politik”.“Megjithatë, kjo nuk sjell në thelb asgjë të re në të drejtën ndërkombëtare humanitare, e cila veçse ishte mirë e konsoliduar”, vlerëson Nice.Radio Evropa e Lirë: Si fillim, çfarë mendimesh ju kalojnë nëpër kokë tani pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, teksa ai po vuante dënimin me burgim?Geoffrey Nice: Mendimi im i parë ishte se ai ka vdekur dhe se historia, në njëfarë mënyre, ka përfunduar, megjithëse në fakt ajo kishte përfunduar shumë kohë më parë.Ligji është ashtu siç është, dhe ky është një fakt.Megjithatë, ekziston një aspekt i rëndësishëm që rrjedh nga vdekja e Mlladiqit dhe për të cilin disa shtete duhet të mendojnë: Si e dinte Mlladiqi më 10 dhe 11 korrik 1995 se mund të hynte në Srebrenicë dhe të bënte atë që bëri?Nuk jam i sigurt nëse kjo ka qenë ndonjëherë objekt i një përfundimi të qartë, megjithëse ekzistojnë shumë prova që të paktën tregojnë një pjesë të prapavijës së ngjarjeve që mund të jetë e rëndësishme.Këto prova janë publikisht të qasshme në vende të ndryshme, por me kalimin e kohës ato nuk janë lidhur në mënyrë sistematike dhe nuk janë vendosur në qendër të vëmendjes.Në fund të majit 1995, presidenti francez, Jacques Chirac, dhe kryeministri britanik, John Major, i kërkuan presidentit amerikan, Bill Clinton, të pajtohej që forcat ajrore të mos përdoreshin për shpëtimin e Srebrenicës.Ekipi më i ngushtë i Clintonit e pranoi këtë propozim të dielën, më 28 maj. Bëhet fjalë për atë që u quajt “marrëveshje e heshtur”, përkatësisht marrëveshje sekrete.Kjo qasje ndaj mbrojtjes së Srebrenicës nuk iu përcoll ushtarëve holandezë që ishin dislokuar atje, e as myslimanëve boshnjakë.Pyetja të cilës Mlladiqi ndoshta mund t’i kishte dhënë përgjigje, ose ndoshta ia ka dhënë tashmë dikujt tjetër, nuk e di, është: Si e dinte se mund të bënte atë që bëri?Mund të ketë disa shpjegime: informacione të inteligjencës, vlerësim të situatës nga ana e tij, apo edhe informacion që ia kishte përcjellë dikush nga Perëndimi.Tani gjasat që kjo pyetje të sqarohet plotësisht janë disi më të vogla, sepse nuk është më e mundur të pyetet ai [Mlladiqi].Mund të shpresojmë se e vërteta, megjithatë në fund nuk do të humbasë.

