Një rast shqetësues është raportuar sot në redaksinë e Tema, ku qytetarët kanë denoncuar një qese me këpurdha të ekspozuara për shitje në një nga marketet e rrjetit “Kipper”.
Edhe pse në paketim shkruan se bëhet fjalë për këpurdha të freskëta, në pamje qartë vërehen shenja myku dhe prishjeje, duke ngritur shqetësime për sigurinë e konsumatorëve.
Qytetarët që kanë hasur produktin kanë reaguar pranë redaksisë së Tema, duke kërkuar që institucionet kompetente të kontrollojnë rastin dhe kushtet në të cilat produktet ushqimore ekspozohen për shitje.
Mbetet për t’u parë nëse produkti është hequr nga shitja dhe nëse do të ndërmerren masa nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore.
Këpurdha të mykura në një market të “Kipper”-it, qytetarët reagojnëNjë rast shqetësues është raportuar sot, ku qytetarët kanë denoncuar një qese me këpurdha të ekspozuara për shitje në një nga marketet e rrjetit “Kipper”.
Edhe pse në paketim shkruan se bëhet fjalë për këpurdha të freskëta, në pamje qartë vërehen shenja myku dhe prishjeje, duke ngritur shqetësime për sigurinë e konsumatorëve.
Qytetarët që kanë hasur produktin kanë reaguar, duke kërkuar që institucionet kompetente të kontrollojnë rastin dhe kushtet në të cilat produktet ushqimore ekspozohen për shitje. Mbetet për t’u parë nëse produkti është hequr nga shitja dhe nëse do të ndërmerren masa nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore.

