8 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoni14-vjeçari kapet duke vozitur motoçikletën në kahje të kundërt, sapo sheh policinë...

14-vjeçari kapet duke vozitur motoçikletën në kahje të kundërt, sapo sheh policinë ikën me vrap!

Një 14-vjeçar nga Velesi është ndaluar nga policia pasi është konstatuar duke drejtuar një motoçikletë në drejtim të kundërt me atë të lejuar.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 10:00, në rrugën “11 Tetori” në Veles. Policia ka vërejtur motoçikletën duke lëvizur në drejtim të kundërt. Sapo ka parë policinë, i mituri e ka parkuar mjetin dhe është larguar me vrap.

Pas masave të ndërmarra, policia e ka gjetur 14-vjeçarin dhe ka konstatuar se pikërisht ai e kishte drejtuar motoçikletën.

Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të një prindi dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale në Veles.

Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments