Për shkak të intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e mërkurë, më 03.09.2026, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Tetovës dhe disa fshatra në rajonin e Tetovës, njoftojnë nga EVN.Ndërprerjet janë planifikuar në lokacionet e mëposhtme:1. TEARCË – SLLATINË (TEARCË)🕘 Koha: nga ora 09:00 deri në 14:00📍 Lokacioni: Një pjesë e fshatit Sllatinë, objektet që ndodhen në rrugën nga xhamia në drejtim të fshatit Leshk.2. JEGUNOVCË🕘 Koha: nga ora 09:00 deri në 15:00📍 Lokacioni: Centrali fotovoltaik „Mikropower“, objekti „Nelina Kafe“ dhe TS „Suni Park“.3. JEGUNOVCË – JAZHINCË🕘 Koha: nga ora 09:30 deri në 14:00📍 Lokacioni: Një pjesë e fshatit Jazhincë.4. TETOVË🕘 Koha: nga ora 09:45 deri në 13:45📍 Lokacioni: Një pjesë e lagjes Gorno Maallo, në rrugën për në Banjicë.Nga EVN u bëjnë apel qytetarëve që t’i kryejnë obligimet e tyre me kohë dhe ta përshtatin punën e tyre gjatë periudhës kur do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

