8 C
Tetovo
E enjte, 3 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, nga çerdhet e komunës së Bogovinës, premton përfshirje më të...

Feti Abazi, nga çerdhet e komunës së Bogovinës, premton përfshirje më të madhe të fëmijëve, në edukimin parashkollor

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, sot ka vizituar çerdhet e fshatit Kamjan dhe Bogovinë, në kuadër të komunës së Bogovinës.

Nga këto institucione, ai është shprehur se komuna do vazhdojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, të investojë në krijimin e kapaciteteve të reja, për edukimin parashkollor.

Postimi i plotë, në Facebook:

“Vizitë në çerdhet e Kamjanit dhe Bogovinës!

Sot vizituam çerdhet në Kamjan dhe Bogovinë për të parë nga afër kapacitetet dhe kushtet në të cilat vogëlushët tanë marrin edukimin parashkollor. U ndamë shumë të kënaqur nga ajo që pamë dhe premtuam se do të vazhdojmë mbështetjen për këto institucione edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm do të krijohen edhe kapacitete të reja për edukimin parashkollor, me qëllim që sa më shumë fëmijë të kenë mundësi të përfshihen në edukimin dhe kujdesin parashkollor.

Investimi te fëmijët është investim për të ardhmen!”, ka shkruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments