Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në intervistën për MIA-n thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata aktuale e presidentit Tramp e shohin Maqedoninë si mike të ngushtë, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
“Mbështetja e tyre mbetet e pandryshuar jo vetëm kur bëhet fjalë për Aleancën e NATO-s, por edhe në pjesën e ekonomisë dhe investimeve të mundshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në Maqedoni”, tha kryeministri Mickoski në intervistën për MIA-n.
Këtu, shton, do të veçoja veçanërisht qasjen me DFC-në, Korporatën Financiare për Zhvillim, ku relizova takim me Karollajn Vik, e cila është praktikisht përgjegjëse për zhvillimin dhe investimet në mbarë botën.Portofoli financiar është rreth 200 miliardë dollarë.
“Vizitën e shfrytëzuam për takime me struktura të ndryshme në Uashington, me think tanke, korporata financiare, për të riafirmuar edhe një herë angazhimin tonë dhe gjithashtu për të riafirmuar partneritetin strategjik që kemi si vend me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që më gëzon është fakti se absolutisht në Maqedoni dhe në këtë Qeveri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata aktuale e presidentit Tramp shihen si mik i ngushtë, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë”, theksoi Mickoski në intervistën për MIA-n të dhënë në Uashington.

