Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka lajmëruar sot në Facebook, se sot ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Kallnik.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi:
“Sot në terren mbikëqyrem punimet për asfaltimin e rrugës, e cila nga 5 metra, sa ishte paraparë në projekt, është zgjeruar në 7 metra, për të siguruar që cilësia e realizimit dhe nevojat e qytetarëve të përmbushen në tërësi.
Kjo rrugë së shpejti do të jetë plotësisht funksionale dhe do të përmbushë standardet e nevojshme.
Vazhdojmë fuqishëm me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo vendbanim të Komunës së Bogovinës!”, ka shkruar, Abazi.

