8 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRasti “Llotaria shtetërore”, prokuroria prezantoi 231 prova, mbrojtja: aktakuza është kontradiktore

Rasti “Llotaria shtetërore”, prokuroria prezantoi 231 prova, mbrojtja: aktakuza është kontradiktore

Sot u prezantuan prova që kishin të bëjnë me kompetencat e tyre, gjegjësisht prova me të cilat Prokuroria do të mundohet të dëshmoj se ato i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre. Poashtu ka pasur prova që kanë të bëjnë me pronësinë e tyre në momentin e kryerjes së veprave penale dhe prova që tregojnë se në çfarë mënyrë janë sjellë vendime nga ana e organeve të drejtuesëve të SHA-së dhe në çfarë mënyre janë blerë dhe janë paguar aparatet”. Njëri nga avokatët e të akuzuarëve Jordan Apostollski në fillim të kësaj seance kërkoi kohë shtesë për të analizuar provat e Prokurorisë. Ai u thirr në atë që Prokuroria për të mbledhur këto prova ka pasur 2 vite kohë, prandaj siç tha edhe koha për analizimin e tyre duhet të jetë më e gjatë. Mirëpo ky propozim nga Prokuroria u cilësua si i pa bazë, sepse siç tha Prokuroria i ka afatet e saj ligjore për realizimin e procedurave të saj. Ai u rikujtoi se mos prolongimi i gjykimit është edhe në dobi të mbrojtjes, duke pasur parasysh se ka të akuzuar ndaj të cilëve është caktuar paraburgim. As gjykata nuk e pranoi propozimin e mbrojtjes dhe e vazdhdoi seancën.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments