Më 24.09.2026 në orën 08:10 në Sektorin e Policisë Tearcë, B.V.(40) nga fshati Dobrosht ka denoncuar se ditën e mëparshme (23.09.2026) në orët e pasdites, djali i tij i mitur dhe disa shokë të tij, derisa po lëviznin me biçikleta në zonën malore mbi fshat, kanë vërejtur një mjet shpërthyes të pashpërthyer, përcjell Pa Censurë. Vendi është siguruar nga zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Tearcë, ndërsa mjeti është marrë nga përfaqësuesi i Direksionit për Mbrojtje dhe Shpëtim për procedurë të mëtutjeshme, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për bombë me dorë me origjinë gjermane. Po punohet në zbardhjen e rastit.

