8 C
Tetovo
E premte, 25 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoni“Safe City” nga data 12 tetor zgjerohet edhe në katër qytete

“Safe City” nga data 12 tetor zgjerohet edhe në katër qytete

Sistemi për regjistrimin automatik të shkeljeve të trafikut „Qyteti i sigurt“ nga data 12 tetor do të fillojë të zbatohet edhe në zonën e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Me zgjerimin do të përfshihet zona e SVR Ohër, ndërsa qëllimi është të rritet disiplina në trafik dhe siguria në rrugë.

Në Ohër dhe Strugë më parë ishin vendosur rreth 40 kamera trafiku në kryqëzime të rëndësishme, në hyrjet dhe daljet e qyteteve, si dhe në drejtimet rrugore drejt Kërçovës, Dibrës, pikës kufitare Qafasan dhe lokacioneve të tjera të frekuentuara. Një pjesë e kamerave janë vendosur edhe në rrugën Ohër–Kërçovë, pranë Gorencit, Trebenishtës, Botunit dhe Fshatit të Ri në Komunën e Debarcës, përcjell Pa Censurë.

Sistemi i regjistron automatikisht shkeljet, ku fotografitë dhe regjistrimet video shërbejnë si dëshmi në procedurë. Ndër shkeljet që evidentohet janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në dritën e kuqe dhe drejtimi i automjetit me targa të parregullta ose pa regjistrim të vlefshëm.

„Qyteti i sigurt“ filloi zyrtarisht të zbatohet më 1 shkurt 2026, fillimisht në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në pjesë të korridoreve 8 dhe 10. Sipas MPB-së, futja e tij ka kontribuar në uljen e numrit të shkeljeve dhe aksidenteve të trafikut në zonat ku tashmë funksionon.

Toshkovski njoftoi se procesi i zgjerimit do të vazhdojë, me qëllim që sistemi gradualisht të mbulojë të gjithë territorin e shtetit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments