8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniStadiumi i ri në Haraçinë, Beqiri: Sot vendosëm themelet e një të...

Stadiumi i ri në Haraçinë, Beqiri: Sot vendosëm themelet e një të ardhmeje të re

Pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës po hyn në një kapitull të ri. Sot është vendosur gurthemeli i qendrës sportive në Haraçinë, e cila do të shërbejë për stërvitjet dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të klubit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, tha se për gjysmë shekulli Shkëndija ka qenë më shumë se një klub futbolli, duke e cilësuar atë si simbol të krenarisë, pasionit dhe traditës sportive të Haraçinës.

Sipas Beqirit, Haraçina gjithmonë ka pasur talentë dhe dashuri për futbollin, ndërsa ajo që ka munguar ka qenë infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e kësaj tradite.

Me vendosjen e gurthemelit të qendrës sportive, Beqiri tha se po vendosen themelet e një të ardhmeje të re për klubin dhe të rinjtë e Haraçinës.

Kryetari i komunës theksoi se stadiumi do të jetë hapësira ku do të stërvitet ekipi i Shkëndijës, por edhe vendi ku fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillohen përmes sportit.

Beqiri nënvizoi se ky është vetëm fillimi, pasi synimi, sipas tij, është që Shkëndija e Haraçinës në të ardhmen të ketë edhe stadiumin e saj kryesor, në përputhje me historinë, traditën dhe ambiciet e klubit.

“Pas 50 vitesh, nuk po flasim vetëm për kujtime. Po ndërtojmë trashëgiminë e 50 viteve të ardhshme”, u shpreh Beqiri.

Ai e cilësoi gurthemelin e vendosur sot si simbol të një besimi të ri dhe të një Haraçine që ndërton, ndërsa theksoi se në këtë hapësirë synohet të shkruhen histori të reja sportive.

“Për Shkëndijen. Për Haraçinën. Për brezat që vijnë”, përfundoi Beqiri.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments