Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbetjeve Komunale ka miratuar sot vendimin për çmimet e reja maksimale me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut.
Sipas vendimit, çmimet mesatarisht ulen me 1,06 për qind krahasuar me vendimin e 21 shtatorit.
Nga 29 shtatori, në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95 – 100 denarë/litër – rritje për 1 denar;
EUROSUPER BS-98 – 102 denarë/litër – rritje për 1 denar;
EURODIZEL BS – 100 denarë/litër – ulje për 4,50 denarë;
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 111,50 denarë/litër – ulje për 3 denarë;
Mazuti M-1 NS – 49,882 denarë/kg – ulje për 0,196 denarë.
RKE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale me pakicë, që do të thotë se distributorët mund të shesin edhe me çmime më të ulëta.
Vendimi vjen në një periudhë kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar lëvizje të forta, ndërsa RKE merr parasysh çmimet referente të derivateve, kursin e denarit ndaj dollarit dhe elementet e tjera të përcaktuara me metodologjinë e saj.INA

