Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka dalur në mbështetje të kandidatt të VLEN për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Bërvenicës, Jakup Huseinit. Abazi, ka theksuar se: “Epoka e ndryshimit po vjen edhe për komunën e Bërvenicës”.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi:
“Ndryshimi i madh që po ndodh në pushtetin lokal duhet të sjellë edhe më shumë shembuj të qeverisjes së përgjegjshme dhe punës konkrete për qytetarët.
Jakupin e njoh prej kohësh dhe besoj se, njësoj siç kemi dëshmuar se komunat mund të ndryshojnë përmes punës dhe përkushtimit, edhe ai mund të jetë një shembull i mirë për Bërvenicën.
Epoka e ndryshimit ka ardhur dhe Bërvenica është pjesë e saj me Jakup Huseinin”, ka përfunduar, Abazi.

