8 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
BallinaLajmeRajoniKurti: Kemi 6 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri, Kosova nuk...

Kurti: Kemi 6 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri, Kosova nuk e ka luksin për kriza të panevojshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kurti u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka vënë përpara një situate urgjente për veprim. Sipas tij zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme.

“Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, kemi 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme. Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Prandaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shkaktohen si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë”, tha ai.

Kurti shtoi se vendi nuk e ka luksin të humbasë kohë në ‘’kriza të panevojshme’’.

“Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota, ‘Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim. Qytetarë presin prej nesh me shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore”, shtoi ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments