Sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Arbër Ademi, njëherësh ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës, siç duket nuk i mjafton paga e lartë që merr në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), ku është i punësuar me orar të plotë. Ai përfiton edhe një pagë të dytë nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), gjë që dëshmohet nga orari publik ku Ademi është i angazhuar me tri orë mësimore çdo të enjte, nga ora 13:00 deri në 16:00, në lëndën “Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve”. gjurmë.info/
Ky angazhim nuk është thjesht një çështje akademike, por një pasqyrim i qartë i ndikimit dhe kontrollit politik që BDI-ja ushtron mbi institucionet e arsimit të lartë. Përmes lidhjeve klanore dhe ndërhyrjeve direkte të strukturave të BDI-së, pozitat nëpër universitete shpesh rezervohen për funksionarë të lartë partiakë, duke anashkaluar procedurat e rregullta dhe meritokracinë.
Punësimi i Ademit në UEJL shihet si një favorizim i pastër politik, ku pushteti i partisë përdoret për të siguruar benefite të dyfishta financiare dhe pozita komode për eksponentët e saj, duke e shndërruar universitetin në një terren për interesa partiake.
Përderisa me dhjetëra studentë të talentuar, doktorandë dhe individë të diplomuar me meritë në UEJL bredhin të papunë rrugëve të Maqedonisë së Veriut dhe Evropës.
Abdylmenaf Bexheti, nën ndikimin e plotë të klanit të BDI-së, ka ndjekur një politikë të kapjes së institucionit.
Përsa kohë ishte punëdhënës, përveçse e la stafin e rregullt akademik dhe administrativ të UEJL-it me paga më të ulëta se ai i USHT-së, Bexheti i mbante pozitat kyçe të punës të bllokuara për oligarkët dhe funksionarët e lartë të BDI-së, duke sakrifikuar pavarësinë akademike për interesa të veta klanore, politike dhe biznesore.


