8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniHaraçina për herë të parë bëhet me shesh– Beqiri: Më 26 tetor...

Haraçina për herë të parë bëhet me shesh– Beqiri: Më 26 tetor nisin punimet!

Haraçina do të bëhet me shesh për herë të parë. Më 26 tetor nisin punimet për ndërtimin e sheshit të ri në qendër të vendbanimit, një projekt i rëndësishëm që synon t’i japë një pamje më moderne dhe më të rregulluar komunës.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, bëri të ditur se projekti do të nisë më 26 tetor, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim që do të ndryshojë pamjen e qendrës së Haraçinës.

Për realizimin e projektit është organizuar edhe debat publik me qytetarët, ku janë dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre. Sipas Beqirit, zëri i qytetarëve ka qenë pjesë e diskutimeve për mënyrën se si do të realizohet sheshi i ri.

Përveç pamjes më moderne, sheshi pritet të kontribuojë edhe në përmirësimin e qarkullimit në qendër të vendbanimit. Ai do të ketë gjithashtu një hapësirë përkujtimore në nder të dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për vendin.

Me nisjen e këtij projekti, Haraçina hap një kapitull të ri në rregullimin e hapësirës së saj publike, ndërsa ndërtimi i sheshit të parë përbën një ndër projektet e rëndësishme për qendrën e vendbanimit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments