Një operacion për kontrollin e trafikut rrugor u zhvillua dje në Shkup, gjatë të cilit u sanksionuan 128 shoferë, 102 prej të cilëve për tejkalim shpejtësie. Ministria e Brendshme u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Dje, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 22:00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkupit kreu një kontroll aksionar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të lartë se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës nga nëpunësit e policisë shqiptuan 102 sanksione . Gjatë kontrollit të trafikut u shqiptuan edhe 26 masa të tjera nga Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor , njoftoi Ministria e Brendshme.
“Të gjithë shkelësit e rregullave dhe rregulloreve të trafikut do të përballen me gjoba të përcaktuara me ligj. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, shtoi Ministria e Brendshme.

