MPB njofton se me 23.10.2026, në orën 16:00, në pikën kufitare të Tabanocit, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.P. (39) nga Serbia.
Gjatë kontrollit të një veture të tipit “BAIC”, me targa serbe, të cilën e drejtonte, u konstatua se përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, përkatësisht “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Më konkretisht, më 15.07.2026, në autostradën Gjevgjeli–Demir Kapi, M.P. e kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 166 kilometrash në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
Ai është shoqëruar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Negotinës. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj personit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

