8 C
Tetovo
E premte, 30 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMickoski nuk pret lëvizje studentore kundër pushtetit: Jam profesor që çdo ditë...

Mickoski nuk pret lëvizje studentore kundër pushtetit: Jam profesor që çdo ditë jam në kontakt me studentët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte në një intervistë për televizionin „Kanal 5“ se nuk pret që në vend të shfaqet një lëvizje studentore kundër qeverisë, e ngjashme me atë në Serbi. Si argument për këtë qëndrim, ai përmendi punën e tij si profesor universitar, si dhe politikat e qeverisë, të cilat i cilësoi si „popullore“ dhe „promaqedonase“.
„Së pari, unë jam profesor universitar që çdo ditë jam në kontakt me studentët. Së dyti, si njeri, nuk do të lejoj kurrë të krijohet një lëvizje që do të jetë radikalisht kundër politikave të mia, sepse politikat që ndjek janë popullore dhe promaqedonase“, tha Mickoski.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments