8 C
Tetovo
E premte, 30 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTeuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive,...

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka filluar sot procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi, lidhur me rastin për kontratat fiktive gjatë qeverisjes së saj me komunën, njofton Tema.mk.

Teuta Arifi akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ajo dyshohet se nëpërmjet qindra kontratave fiktive, dëmtoi buxhetin e komunës në vlerë prej 1 milion euro. Seanca e sotme është shtyrë pak minuta pas fillimit, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet më 11 ose 17 nëntor.

Përveç për këtë rast, ndaj Teuta Arifit ka edhe 3 padi të tjera nga Komuna e Tetovës, që lidhen me keqpërdorime gjatë qeverisjes së saj në komunë./Tema.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments