8 C
Tetovo
E premte, 30 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFundit i pritjeve në autostrada? Maqedonia e Veriut drejt sistemit të ri...

Fundit i pritjeve në autostrada? Maqedonia e Veriut drejt sistemit të ri të pagesës pa rampa!

Pagesa e taksave rrugore në autostradat e vendit mund të pësojë ndryshime me propozimin për vendosjen e një sistemi të ri elektronik. Ideja është që pagesa të bëhet pa ndalesa fizike në pikëpagesa, duke mundësuar qarkullim më të shpejtë të automjeteve.

Si lokacion fillestar për shqyrtimin e këtij modeli është përmendur autostrada Kërçovë–Ohër, ndërsa më pas mundësia është që të përfshihen edhe Korridori 8 dhe Korridori 10-D.

Për koston e vendosjes së sistemit dhe kohën kur mund të nisë zbatimi i tij, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, tha se ende po zhvillohen analizat nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

“Ajo që duam të arrijmë është që të mos ketë ndalesa fizike në autostrada. Qëllimi kryesor është që të tejkalojmë atë që e kemi tani në autostrada dhe ai është një sistem që do të thosha lëviz-ndalo ku humbet poenta e lëvizjes së shpejtë në autostradë. Qëllimi i autostradave të reja është që të mos ketë ndalesa fizike por sa i përket detajeve do t’i sqarojë drejtori Koce Trajanovski në periudhën e ardhshme.”tha Aleksandar Nikolloski – Ministri i Transportit.

Sipas modelit të propozuar nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, automjetet do të regjistrohen në momentin e hyrjes në autostradë dhe në dalje të saj, ndërsa pagesa do të llogaritet në bazë të distancës së përshkuar. Kjo do të thotë se shoferët nuk do të paguanin një shumë fikse në secilën pikëpagesë, por në varësi të asaj se sa kilometra kanë udhëtuar. Për këtë do të nevojitej vendosja e pajisjeve elektronike edhe në hyrjet dhe daljet ndërmjetëse të autostradave.

Megjithatë, ky model është ende në fazën e propozimit dhe analizave. Ende nuk është vendosur se si do të realizohet pagesa, nëse do të përdoret vetëm pajisja TAG apo edhe teknologji të tjera për identifikimin e automjeteve, si dhe nëse rampat ekzistuese do të hiqen plotësisht./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments