8 C
Tetovo
E diel, 1 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRritet fluksi i daljes në votime në Bërvenicë: Deri në orën 13:00...

Rritet fluksi i daljes në votime në Bërvenicë: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet.

Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

Qytetarët e Bërvenicës sot votojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, ku në garë janë kandidati i Aki-së, Arkin Jahiu, dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radeçevski, përcjell TS.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës, ndërsa qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike deri në përfundimin e votimit.

Nga ana tjetër dy kandidatët kanë votuar. Arkin Jahi u shpreh se pret fitore, ndërsa Stojançe Radiçevski është shprehur seduhet të kalojmë një ditë zgjedhore në një atmosferë demokratike dhe dinjitoze, me respekt të ndërsjellë dhe respektim të vullnetit të lirë të çdo qytetari.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments