8 C
Tetovo
E hënë, 2 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBërvenica nuk është pronë e BDI-së: Matematika zgjedhore nuk lejon përvetësimin e...

Bërvenica nuk është pronë e BDI-së: Matematika zgjedhore nuk lejon përvetësimin e fitores!

Shkruan: Bekim FAZLIU

Përpara se të shpallni pronësinë partiake mbi fitoren në Bërvenicë, do të ishte mirë t’i hidhni një sy matematikës zgjedhore. Në raundin e parë, kandidati i AKI-së mori 2.152 vota, ndërsa në raundin e dytë arriti në 4.442 vota. Pra, plot 2.290 vota më shumë!

Tani, një pyetje fare e thjeshtë: Nëse BDI-ja e kishte gjithë këtë mbështetje, ku ishin këto vota në raundin e parë? Apo matematika vlen vetëm kur ju leverdis politikisht? Nuk mund t’i fyeni dhe t’i përçmoni të tjerët vazhdimisht, ndërsa kur votat e tyre bëhen vendimtare, të dilni e të shpallni se fitorja ju takon vetëm juve!

Arkini fitoi sepse mbështetja për të shkoi përtej BDI-së. Në vend që ta përshëndesni këtë bashkim, po përpiqeni ta përvetësoni politikisht.

Fitorja e Arkinit nuk duhet të shërbejë për thellimin e ndarjeve, por për të kuptuar vlerën e mbështetjes që kapërcen kufijtë partiakë.

Bërvenica nuk është pronë e BDI-së, as e VLEN-it. Ajo u përket qytetarëve të saj. Fitorja e përbashkët nuk bëhet më e madhe duke ua mohuar të tjerëve kontributin. Përkundrazi, kështu vetëm ia zvogëloni vlerën.

Sa për „vasalitetin“ që e përmendin disa në BDI, më mirë të mos na mbani ligjërata. Të sillesh si zagari i Mijallkovit kur ishe në pushtet, ndërsa sot, nga opozita, t’u japësh të tjerëve leksione për dinjitetin dhe patriotizmin, është kulmi i hipokrizisë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments