Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj partisë ZNAM të Maksim Dimitrievskit, lidhur me çështjen e dhënies së Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Azizi ka deklaruar se Provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it.
“Mos i merrni seriozisht ZNAM-in e Maksit. Ata thonin se nuk mund të shkarkohet Filkovi, por e dini si përfundoi kjo histori”, është shprehur Azizi.
Ai ka theksuar se për të drejtat e shqiptarëve vendos VLEN-i dhe jo ZNAM-i.
“Provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, i pëlqeu kjo ZNAM-it ose jo. Sepse për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, ka deklaruar deputeti.
Në fund, Azizi ka drejtuar edhe një mesazh ndaj ZNAM-it, duke thënë se “nuk ngjallet një parti e vdekur me deklarata shoviniste. Përkundrazi, do të fundoset edhe më shumë”.

