Më datë 17.11.2026 në orën 14:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Kodra e Diellit pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri kanë ndaluar 37-vjeçaren V.P.S. nga Brazili, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për qëndrim të paparaqitur në shtet dhe keqpërdorim të qëndrimit. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejshme.

