Vlera e shportës minimale të sindikatës për muajin nëntor të vitit 2026 arrin 70.827 denarë, krahasuar me vlerën e shportës minimale të sindikatës për muajin tetor 2026, e cila arrin 70.358 denarë është rritur për 469 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Me një banesë me qira prej 60 metra katror shporta minimale arrin 86.202 denarë, nga të cilat për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje nevojiten 21.754 denarë. Sipas shportës minimale të LSM-së, për ushqim dhe pije amvisëritë shpenzojnë 25.902 denarë, për fatura 6.379 denarë, për transport 5.105 denarë.

