8 C
Tetovo
E premte, 20 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNga një bisht cigareje shpërthen zjarr në Spitalin “8 Shtatori”, evakuohen pacientët

Nga një bisht cigareje shpërthen zjarr në Spitalin “8 Shtatori”, evakuohen pacientët

Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, dr. Sinisha Stojanoski, konfirmoi se shkak i zjarrit në spital ishte një bisht cigareje, përcjell TV21. Pas vërejtjes së tymit që dilte nga dritaret, u evakuuan menjëherë pacientët dhe personeli mjekësor, ndërsa u thirr edhe Brigada e Zjarrfikësve. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, deklaroi se zjarri u lokalizua shpejt dhe nuk ekziston rrezik për përhapjen e tij. Nga zjarri janë djegur disa karroca invalidore.

“Janë djegur karroca invalidore të lëna në ballkonin e një dhome spitalore. Zjarri është shuar shpejt dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij. Nuk ka të lënduar. Thirrja është pranuar përmes numrit 112 dhe menjëherë janë dërguar katër automjete në spital. Zjarri është shuar me aparate kundër zjarrit. Pra, zjarri ka nisur nga karrocat, nuk është djegur asnjë instalim”, deklaroi Tomevski.

Më herët, nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se përmes numrit E-112 kishin marrë informacion për zjarr në katin e dytë të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, pas së cilës ishte njoftuar menjëherë Brigada e Zjarrfikësve.

Sipas tyre, zjarri kishte shpërthyer në një hapësirë të brendshme të repartit të ortopedisë, por ishte lokalizuar dhe nuk kishte rrezik për përhapjen e mëtejshme.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments