8 C
Tetovo
E premte, 20 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniErërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme shkaktuan dëme materiale në Pollog...

Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme shkaktuan dëme materiale në Pollog dhe lanë disa fshatra pa energji elektrike

Pemë të rrëzuara, çati të dëmtuara dhe disa rrugë të bllokuara në vetëm pak minuta. Ky është bilanci i dëmeve që shkaktoi era e fuqishme në Tetovë dhe rrethinë. Disa fshatra të rrethit të Tetovës, për disa orë madje mbetën pa energji elektrike.

Ekipet e zjarrfikësve bashkë me ata të ndërmarrjes publike komunale, pothuajse tërë natën ishin në terren.

“Mbrëmë nga erërat e fuqishme që përfshinë gjithë Pollogun dhe qytetin e Tetovës, patëm diku rreth 15 intervenime, dy zjarre, disa kulme të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara, po ashtu edhe shtylla elektrike.”tha Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë.

Komuna e Tetovë ka apeluar banorët që të denoncojnë dëmet.

“Nga banorët nuk ka pasur ende denoncime në Komunë për dëmet materiale që janë shkaktuar, por, sigurisht se nëse do ketë denoncime të tilla, komuna bashkë me inspektoratin do del në terren për verifikimin e dëmeve dhe për të marrë masat e nevojshme”, deklaroi Besarta Ramadani Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ekipet e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë intervenuar në disa vende për të siguruar rrugët ku duhej të intervenonin zjarrfikësit dhe ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”./Alsat.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments