Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë mbledhur më pak mjaltë. Antonio Antov thotë se ata i kanë kryer obligimet e tyre, megjithatë ka faktorë të cilët nuk varen prej tyre.
“Si bletar këtë vit, ky aktual që kaloi, nuk mund të lavdërohemi me prodhim të mirë, por bletët që kanë bërë punën e tyre, por për fat të keq mjalti ka munguar, nuk ka pasur rendimente të mira këtë vit”, deklaroi Antonio Antov Bletar.
Ndryshimet Klimatike dhe sëmundjet kanë vështirësuar punën e tyre, kurse luhatjet e motit kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit.
“Sfidat më të mëdha, është ndryshimi klimatik, do te thotë edhe vet jeni dëshmitar se si ishte moti dje dhe si është sot, pastaj vinë shume sëmundje, kështu që sfidat janë të mëdha dhe roli i ynë, për fat të keq është shumë i vogël, ajo që mund të bëjmë për të ndërhyrë është për të arritur rendimentet ose për të ndryshuar diçka në natyrë në atë kontekst”, tha Antonio Antov Bletar.
Përballë këtyre sfidave, bletarët vazhdojnë punën me shpresën për një sezon më të favorshëm, ndërsa natyra mbetet faktori kryesorë që përcakton rendimentin e mjaltit./Alsat.mk.

