8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniProdhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale

Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale

Të jetosh nga bujqësia është puna më e vështirë në vend, thonë kultivuesit e lakrave të cilët pas sfidave të shumta të motit dhe çmimit të derivateve të naftës, përsëri nuk kanë një treg të sigurte për shitjen e prodhimit të tyre.
Kultivuesit thonë se bujqësia është shndërruar në një veprimtari me shumë rrezik, pasi investojnë gjatë gjithë sezonit pa e ditur nëse në fund do të arrijnë ta shesin prodhimin dhe të nxjerrin fitim.

”Nuk ka punëtorë, nuk duan të punojnë. Puna e bujqësisë është e rëndë. Populli iku. A ka shpenzime? Si jo, ka shumë shpenzime në plehra e gjithçka është shtrenjtuar”, tha një shitës.

“Çmimi është më i mirë këtë vit por nuk ka prodhim të mjaftueshëm, nuk është si vitin e kaluar. Ka më pak prodhim shkaku i kushteve klimatike, shkaku i të nxehtit dhe ka më pak prodhim”, theksoi shitëse e lakrës.

”Nuk ka, edhe 100 denarë të paguhet përsëri nuk kemi llogari pasi nuk mund të mbulojmë shpenzimet për të lëvruar token, për naftë, gjithçka është shtrenjtuar e ky çmim është i ulët”, tha një shitëse e lakrës.

Çmimi i lakrës këtë vit shkon 50 denarë për kilogram me pakicë në treg, por edhe pse kultivuesit thonë se çmimi është i mirë, shkaku i kushteve klimatike nuk kanë mundur të nxjerrin në treg cilësi të mirë të prodhimit. Ata kërkojnë më shumë mbështetje institucionale dhe masa konkrete për të siguruar plasmanin e prodhimeve vendore./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments