8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMinistri Besar Durmishi viziton kompaninë VIVA: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi...

Ministri Besar Durmishi viziton kompaninë VIVA: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka vizituar kompaninë VIVAKS, një nga prodhuesit kryesorë të lëngjeve natyrale të frutave, nektarëve dhe pijeve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës, ministri Durmishi është njohur nga afër me kapacitetet prodhuese, proceset teknologjike dhe aktivitetet e kompanisë, e cila ndër vite ka shënuar zhvillim të vazhdueshëm dhe ka arritur të pozicionohet ndër kompanitë e rëndësishme të industrisë ushqimore në vend.

VIVAKS aktualisht numëron mbi 80 të punësuar dhe disponon teknologji bashkëkohore, ndërsa vazhdimisht investon në modernizimin e proceseve të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve. Fabrika shtrihet në një hapësirë prej rreth 50 mijë metrash katrorë.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e sektorit prodhues, sfidat me të cilat përballen kompanitë vendore, si dhe mundësitë për investime të reja dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.

Ministri Durmishi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së kompanive vendore, duke vënë në pah se zhvillimi i industrisë, nxitja e investimeve dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Vizita në kompaninë VIVAKS është pjesë e angazhimit për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Zhvillimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e bizneseve që investojnë dhe krijojnë vende pune mbeten faktorë kyç për ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më konkurruese.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments