8 C
Tetovo
E hënë, 23 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBFI-ja do të ndërtojë seli të re pranë Kalasë së Shkupit

BFI-ja do të ndërtojë seli të re pranë Kalasë së Shkupit

Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka siguruar lejen për ndërtimin e një objekti të ri administrativ pranë Kalasë së Shkupit, ku do të vendosen drejtoritë dhe njësitë administrative të Rijasetit.

Sipas BFI-së, projekti është rezultat i angazhimit të kreut të saj, Shaqir Fetai, me mbështetjen e myftinjve, institucioneve fetare dhe besimtarëve. BFI-ja ka falënderuar edhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN për mbështetjen e tyre.

Planet për ndërtimin e objektit në këtë zonë datojnë që nga viti 2019, kur drejtuesit e atëhershëm të BFI-së kishin ngritur çështjen e denacionalizimit dhe kthimit të pronave fetare.

BFI-ja paralajmëroi gjithashtu vendosjen e gurthemelit të një salle sportive në Medresenë “Isa Beu”, në Kondovë të Sarajit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments