Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka shkruar se sot e kanë vizituar, nxënësit e shkollës filore të fshatit Zherovjan. Ai ka nënvizuar, se fëmijët me intelegjencën e tyre, të ardhmen do e kenë në duart e tyre.
Postimi i plotë:
“Sot, nxënësit e ciklit të ulët të SHFK „Liria” nga Zherovjani ma ndriçuan zyrën me energjinë, buzëqeshjet dhe entuziazmin e tyre!
Është gjithmonë kënaqësi të takosh gjeneratat e reja dhe të shohësh se si reflektojnë dije, zgjuarsi dhe inteligjencë. Me fëmijë të tillë, e ardhmja jonë është në duar të sigurta!”.

