8 C
Tetovo
E martë, 24 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMickoski sfidon Dimitrievskin: Edhe nëse largohet, qeveria i ka 61 deputetë

Mickoski sfidon Dimitrievskin: Edhe nëse largohet, qeveria i ka 61 deputetë

Mbrëmë në TV Telma, gazetarja e pyeti Kryeministrin Mickoski nëse paralajmërimet e Maksim Dimitrievskit lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në rast se merret një vendim ndryshe për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

„Është shumë e thjeshtë. Nëse duan zgjedhje të parakohshme, opozita e bashkuar paraqet iniciativë për shpërndarjen e Parlamentit, ne e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne po punojmë sikur zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në pranverën e vitit 2028.

Mos kërkoni teori konspirative, skenarë, se ky do të largohet apo diçka të ngjashme… Edhe nëse largohet Maksim Dimitrievski, Qeveria i ka 61 deputetë dhe më shumë se aq“, deklaroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se me VLEN kanë koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe të rregullt.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments