8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Goditje ndaj kontrabandës Në Bogorodicë sekuestrohen një milion cigare pa...

Mustafa Dauti: Goditje ndaj kontrabandës Në Bogorodicë sekuestrohen një milion cigare pa pullë akcize, me vlerë 9 milionë denarë!

Një tjetër tentativë për kontrabandimin e cigareve është parandaluar në pikën kufitare të Bogorodicës, ku gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar një milion copë cigare pa pulla akcize, me vlerë prej 9 milionë denarësh.

Cigaret u zbuluan në një kamion transporti, i cili në hyrje të vendit ishte deklaruar për transit me ngarkesë prej granulatesh propileni. Pas dyshimeve të ngritura nga zyrtarët doganorë, automjeti iu nënshtrua kontrollit të detajuar, ku u gjetën 100 kuti kartoni me gjithsej 5.000 steka cigare të padeklaruara.

Me këtë ndërhyrje është parandaluar shmangia e detyrimeve të importit në vlerë prej 13,7 milionë denarësh. Drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, është ndaluar, ndërsa Departamenti i Hetimeve ka ngritur ndaj tij kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale të kontrabandës.

Ky është rasti i dytë gjatë këtij viti në pikën kufitare të Bogorodicës, ku parandalohet një tentativë e kontrabandimit të cigareve pa pulla akcize në një sasi kaq të madhe.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit, përmes kontrolleve të shtuara në pikat kufitare, mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe veprimeve hetimore për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në këto veprimtari.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments