Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sot në mëngjes, në orën 08:47, ka regjistruar një tërmet me epiqendër në Greqinë fqinje, rreth 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti kishte magnitudë lokale prej 4.0 shkallësh sipas Rihterit.
Sipas të dhënave të deritanishme të Observatorit, tërmeti është ndier në Manastir, Ohër dhe rrethinat e tyre, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

