Dy shtetase ruse, të cilat kishin ndalim aktiv për hyrje në Maqedoninë e Veriut, janë zbuluar gjatë një kontrolli policor në një kabare në Ohër.
Kontrolli policor është kryer më 28 nëntor, rreth orës 00:30, nga zyrtarët e Departamentit për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim, në bashkëpunim me njësinë mobile „Task Force“.
Sipas informacioneve, shtetaset ruse kishin hyrë në vend pavarësisht ndalesës aktive për hyrje në territorin e Maqedonisë së Veriut.

