8 C
Tetovo
E diel, 29 Nëntor, 2026
BallinaLajmeKatër persona arrestohen pas aksidenteve në Tetovë, dy drejtonin automjetet në gjendje...

Katër persona arrestohen pas aksidenteve në Tetovë, dy drejtonin automjetet në gjendje të dehur

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se katër persona janë privuar nga liria në tri raste të ndara të aksidenteve të trafikut në rajonin e Tetovës, më 28 dhe 29 nëntor 2026.

Rasti i parë është regjistruar më 28 nëntor, në orën 11:00, në Tetovë, ku policia ka arrestuar M.H. (44) nga Tetova. Ai kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku me automjetin e tipit „Škoda“, me targa të Tetovës, ku kishte persona të lënduar.

Pas kontrolleve, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1,92 promilë alkool në gjak, si dhe pavarësisht masës aktive të ndalesës për drejtimin e automjetit të kategorisë B.

Rasti i dytë është regjistruar në orën 15:25, në rrugën rajonale Shkup–Tetovë, ku është arrestuar R.A. (30) nga fshati Cerovë i Tetovës. Ai ishte përfshirë në një aksident me automjetin „Volkswagen Golf“, me targa të Tetovës, ku kishte persona të lënduar. Policia ka konstatuar se automjetin e drejtonte pa patentë shoferi.

Ndërkaq, më 29 nëntor, në orën 02:30, në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, në fshatin Zhelinë, janë arrestuar edhe A.Lj. (22) nga fshati Larcë dhe B.Sh. (49) nga fshati Sarakinë.

Sipas MPB-së, ata ishin përfshirë në një aksident me automjetet „Volkswagen Golf“, të drejtuar nga A.Lj., dhe „Saab“, të drejtuar nga B.Sh., të dyja me targa të Tetovës.

Nga kontrollet është konstatuar se A.Lj. drejtonte automjetin pavarësisht masës aktive të ndalesës për drejtim të automjetit, ndërsa te B.Sh. janë matur 1,94 promilë alkool në gjak.

„Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal“, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments