Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj një valë dezinformatash të përhapura së fundmi nga figura të njohura për retorikën nacionaliste dhe përhapjen e lajmeve të rreme.
Në një postim në rrjetet sociale, Fetai ironizoi “shqetësimin” e përfaqësuesve të ashtuquajturës “Botë Serbe” dhe propagandistëve të listave të zeza amerikane, të cilët pretenduan se një OJQ maqedonase kishte shpërndarë një anketë për diasporën pa versionin në gjuhën shqipe.
“Si zakonisht, shqetësimi i tyre rezultoi një blof i radhës, një fake news i radhës. A bre non grata, po të ligë jeni,” shkroi Fetai në postimin e tij, duke i quajtur këto përpjekje të orkestruara si manipulime të qëllimshme për të dëmtuar bashkëjetesën dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.
Ai njëherazi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në mërgatë që të marrin pjesë në anketën në fjalë, e cila është e disponueshme edhe në gjuhën shqipe në këtë link: