A do të paguajmë më shumë për energjinë elektrike nga korriku?! Ekspertët e energjisë në emisionin Biznes 21 thanë se presin një rritje çmimesh për qytetarët. Disa besojnë se do të jetë të paktën 10 deri në 20%. Ata thonë se kjo tregohet nga parametrat realë dhe se me këtë çmim, EMV nuk do të mbijetojë. Por ata theksojnë se ky është një vendim politik, jo ekonomik, kështu që do të varet nga sa është e gatshme qeveria të subvencionojë.
“Do të duhej të rritej të paktën për 10 deri 20%. Të paktën. Çështja është se sa është e gatshme qeveria të subvencionojë një pjesë”, tha Anton Çaushevski, profesor universitar.
“Duhet të pritet, nëse i shohim çmimet në aspekt ekonomik, çmimi të rritet…
Pra, nëse ELEM tani e shet për 60 euro, pa 80 ELEM nuk do të mbijetojë, në aspekt financiar nuk do të mbijetojë…”, u shpreh Rubin Taleski – profesor universitar.
“Çmimi për qytetarët varet nga puna e EMV, për shkak se EMV është furnizuesi i vetëm te furnizuesi universal dhe sa janë të gatshëm ata ose të ofrojnë një çmim të tyre ose me përkrahje të qeverisë, sepse në fund qeveria duhet t’i mbrojë qytetarët, i tillë do të jetë edhe çmimi për qytetarët”, potencoi Viktor Andonov – anëtar i Grupit punues për energjetikë nga LSDM.
Sipas profesorit universitar Konstantin Dimitrov, që vitin e kaluar duhej që çmimi i EMV-së të jetë 70 euro për megavat orë e jo 62 sa ia shet tani furnizuesit universal.
“Mendoj se ky çmim do të rritet andaj me shumë gjasa do të definohet edhe ligji për të ndihmuar kategoritë më të rrezikuara, ndërsa për të tjerë, pak do ta rrisin çmimin, që ta ndajnë atë shpenzim. Pres, mendoj, besoj se duhet të rritet.
Sa përqindje mendoni se do të jetë rritja?
Sa do të rritet duhet të shihet, se EMV me këtë çmim nuk mund të mbijetojë”, deklaroi Konstantin Dimitrov – profesor universitar.
Megjithatë thotë se ky vendim më shumë është politik se ekonomik. Asnjë qeverisë nuk i konvenon të ketë rritje të çmimeve.
Përndryshe çmimi i ri për energjinë elektrike do të miratohet deri në fund të qershorit ndërsa do të vlejë nga 1 korriku deri në fund të vitit.