Para dorëzimit të mandateve të funksionarëve politik të LSDM dhe BDI-së, në veprim të ngutur dhe pa menduar kanë kryer shërbime në interes personal të tyre.
Nga skandalet e publikuara në media, thuhet se vetëm nga Sh.A. MEPSO janë shlyer 14 milion euro borxhe të kompanive të funksionarëve të LSDM, nipërve të Ali Ahmetit dhe djalit të Musa Xhaferit.
Askush nga prokuroria publike nuk reagon dhe nuk ndërmerr masa për ta zbulu këtë krim, a e gjithë kjo na kthen në kohën kur Blerim Bexheti ishte Ministër i Drejtësisë dhe të afërmit e tij i pozicionoi në prokurori dhe gjyqësi.
-A janë milionat e Sh.A. MEPSO arsyeja që ua ndërroi mendjen Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit që ta braktisin rrugën e Izet Mexhitit dhe Grupit të Zjarrit?
-Pse u shlye borxhi i djalit të Musa Xhaferit?
-Cili është përfitimi i Blerim Bexhetit që prokurorët nën kontroll të tij nuk nisin hetim mbi këtë skandal?
Shumë pyetje dhe dilema që deri sot nuk kanë përgjigje shtrohen se pse këta dy protagonist e braktisën rrugën që bashkarisht e nisën në Grupin e Zjarrit dhe sot janë mbrojtësit më të mëdhenj të BDI-së së pareformuar?!