Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi dhe kryetari i këshillit komunal Florim Rakipi, kanë darkuar sonte me njësitin e Zjarrfikësve.
Të dy krerët e qeverisjes komunale, kanë shprehur përmes këtij iftari, falenderim dhe mirënjohje për punën dhe shërbimin e këtij reparti, në shërbim të qytetarëve.
“Sonte shtruam iftar së bashku me njësitin tonë të zjarrfikësve në Komunën e Bogovinës.
Ishte një iftar i thjeshtë, por me shumë domethënie – një moment bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje për ata që janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Faleminderit zjarrfikësve tanë për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre të përditshme”, ka mbaruar shkrimin e tij, Feti Abazi.

