Bujare Abazi nga koalicioni VLEN, i është përgjigjur akuzave të “Frontit Evropian” për mungesën e legjitimitetit të partnerit shqiptar në qeverinë e re dhe mënyrën e përfaqësimit.
Zonja Abazi, tha se shqiptarët më 8 maj, me votë ndëshkuan “Frontin Evropian”, duke i’a marrë të drejtën e përfaqësimit në qeverinë e re për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën.
“Ata ishin në qeverisje 22 vjet dhe sa ishin të denjë, ne jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe gjithë ne që jetojmë këtu e shohim se si e kemi jetën, si e kemi standardin, si e kemi cilësinë e jetës tonë. Nëse qytetarët e RMV-së, do të mendonin se kjo është ajo që kërkonin atëherë mendoj se ata me 8 maj e morë përgjigjen, se nuk janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Është koha që ata të kalojnë në opozitë dhe të funksionojnë si një parti opozitare”, tha zonja Abazi./Gazeta LAJM