Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi përmes një postimi ka kujtuar ditën e para një viti kur kreu i ASH-së, Arben Taravari vendosi të bëhet pjesë e VLEN-it. Abazi këtë e quan si dita kur vulosi historinë dhe sfidoi të korruptuarit.

Postimi i plotë i Abazit:

“Para një viti nëpërmjet një statusi z.Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, shprehi mendimin se cilin opcion preferon për të bërë ndryshimin e shumëpritur.
Ky ishte momenti që pas një organizimi të mbrenshëm me ata që ishin shitur disa vite më parë tek Ali Ahmeti ndezi dritën për të nis proçesin e goditjeve gjithëandej ndaj atyre që nuk mund të gëlltitnin ate që kishin thënë që nga fillimi i hapave të para në politikë.
Ishin të pamëshirshëm që veç ata kështu si puna ime e panë fytyrën e tyre të vërtet.
Nuk ju bënë përshtypje rezultatet e punës që kisha arritur në postin e drejtorit të ShA “Posta e MV”.
Nuk jam pishman as edhe një sekond, sepse veç diktaturat zgjatin ashtu si Bdi me gjithë politikën shkatruese sidomos për ne shqipëtarët.
Forcimi i saj edhe më tutje do të ishte tradhëti ndaj fëmijëve, niprave e mbesave.
E drejta fitoi në fund.”, ka përfunduar Abazi.