“Sot zhvillova një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Shoqatës së infermierëve, teknikëve mjekësorë, mamave dhe infermierëve stomatologjikë “Për ne”, ka shkruar i pari i Bogovinës Feti Abazi”, në Facebook.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe për iniciativat e përbashkëta në funksion të ngritjes së vetëdijes për shëndetin publik dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në komunën tonë.
Shëndeti i qytetarëve tanë mbetet prioritet i yni dhe bashkëpunime të tilla janë hap i rëndësishëm drejt një komuniteti më të shëndetshëm”, ka përfunduar ai.

