Krahu i z. Sela mos t’i shtrembëron fjalët siç janë mësuar t’i falsifikojnë dokumentet. Kështu i është përgjigjur avokati i palës se kryetarit Arben Taravari, reagimit të krahut të Seles se kinse seanca e sotme gjyqësore nuk ka qenë e rregullt.
Sipas tij pala tjetër po mundohet qëllimisht t’i shtrembëron faktet e fjalët, sepse dinë vetëm të falsifikojnë.
“Në asnjë moment para gazetarëve nuk kam deklaruar se seanca e sotme per ate se kush eshte kryetar legjitim i Aleances per Shqipetaret nuk ka qene e rregullt!
Kam deklaruar se pasi qe elaboruam secila palë deshmite dhe argumentet eshte anuluar dhe caktuar seance e re per me 13 Dhjetore kur do te behet kontrolli i delegateve nga Kongresi i fundit i rregullt me Kongresin e jashtzakonshem!
Mos i shtremboni fjalet ashtu si qe i falsifikoni dokumentet!!!”, ka shkruar Abduli.