8 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbdush Demiri zgjidhet nënkryetar i KSHZ-së: Obligim i madh për të shërbyer...

Abdush Demiri zgjidhet nënkryetar i KSHZ-së: Obligim i madh për të shërbyer në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike

Abdush Demiri është zgjedhur në pozitën e Nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa këtë e cilëson këtë si një përgjegjësi të lartë dhe një nder të veçantë.

“Me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, ju njoftoj se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, jam zgjedhur në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, ka shkruar Demiri.

Ai theksoi se ky besim, i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, përfaqëson jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim të madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vend.

“Ky besim i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit është jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë”, thuhet në postimin e tij.

Demiri u zotua se gjatë mandatit të tij do të angazhohet maksimalisht për të garantuar transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor, mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese, si dhe bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të siguruar zgjedhje fer dhe demokratike.

“Zotohem se gjatë mandatit tim do të angazhohem maksimalisht për: Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor. Mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese. Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike”, ka shtuar ai.

Demiri ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke theksuar se besimi i dhënë do të jetë motivi kryesor për të punuar me nder dhe përkushtim.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments